Google ADS

Preshevarët kundër ndryshimit të kufijve, thonë se edhe ambasadat e huaja janë kundër idesë së Thaçit

09:45 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka rrëfyer për idenë e bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovë, kush ka qenë nismëtar i kësaj ideje, për përfaqësimin e Luginës në ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Arifi ka folur edhe për mendimin e ambasadave të huaja në Beograd në lidhje me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë, qëndrimin e prerë të kancelares gjermane, Angela Merkel apo edhe mendimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në lidhje me këtë çështje.

Kryetari i Komunës së Preshevës në një intervistë për kallxo.com është shprehur edhe në lidhje me atë se a mendon që do ta marrin hapin deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta shkelin Kushtetutën e Kosovës për ta votuar draft-rezolutën e propozuar nga liderët e Luginës së Preshevës duke u bazuar në referendumin e mbajtur në vitin 1992./kallxo.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme