Ish-drejtori i departamentit për Amerikën në MPJD, Albert Prenkaj, ka ngritur alarmin se deklaratat e ministres së jashtme për administratën Amerikane gjatë kohës sa Trump ishte president mund të kenë pasoja afat gjate për Kosovën.
Prenkaj tha se deklaratat e tilla tregojnë papjekurinë e një politikani ndërsa kur bëhen siç tha nga ministri i jashtëm i departamenti i shtetit Amerikan i deponon ato dhe merr masa karshi atij shteti në këtë rast Kosovës.
“Deklaratat e Gërvallës nuk tregojnë pjekuri të një politikani sidomos kur vjen fjala tek ministri i jashtëm i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij apo saj sepse ato mund të shkaktojnë probleme edhe afat gjata, sepse deklaratat e cilit do diplomat mund të kenë konsekuenca edhe në të ardhmen sepse këto deklarata mbahen mend ato deponohen në departamentin e shtetit apo cilën do ministri të jashtme të ndonjë shteti dhe mund të meren masa karshi atij shteti në këtë rast Kosovës, sepse politika e jashtme e SHBA-ve është konsekuente një trajektore e cila nuk ndryshon shpejtë….”, tha Prenkaj.
Prenkaj gjithashtu pati kritika edhe për marrëdhëniet me vendet e tjera të huaja duke vlerësuar se me emërimin e ministres Gërvalla në postin e ministres së jashtme Kosova ka mbetur pa diplomaci dhe e gjithë diplomacia e vendit është koncentruar në dialogun me Serbinë duke mbetur siç tha me shërbim të jashtëm të sakatosur./RTV21
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...