Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku, përmes një videoje ka numëruar, sipas saj, dështimet e qeverisjes Kurti në fushën e arsimit.
Ajo tha se për dy vjet sektorin e arsimit e përcolli mungesa e vizionit, mungesa e investimeve e mungesa e guximit për ndryshime.
“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa me klasat me nxënës”, thotë Lushaku.
Ajo tha se nuk është bërë as ndërlidhja e shkollave profesionale me bizneset, derisa thotë se ato që janë bërë nuk janë në interes të përmirësimit të arsimit.
“Ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin universitar. Nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë! Kosova meriton më mirë”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...