Kandidatja e PDK-së për Kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka shpalosur programin e këtij subjekti për këtë komunë, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ajo në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, tha se programi i PDK-së, është më i miri për qytetarët e komunës së Gjilanit, ndërsa premtoi se nëse ajo del fituese, do të ketë konkurse pa kurdisje në arsim, si dhe do të ndajë 1000 euro në vit për lexuesit e vitit.
”Prioriteteve të arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, agrobiznesit, kriteret e mia janë konkrete, janë të numërueshme, janë të verifikueshme dhe nesër shumë lehtë mund të jap llogari para qytetarëve të mi”.
”Sot kemi rastin t’i përmendim disa prej tyre: Pastërtia në shkolla, ambulanca, lumenj, prapa qendrave tregtare, ndriçimi publik nëpër çdo lagje, në pjesët më frekuentuese, strehimore të përhershme për qentë endacakë, transport publik urban, investime nëpër kala kudo. Konkurse pa kurdisje në arsim dhe tenderë, subvencione e të drejta për bujqit dhe fermerët dhe trajnime falas. Pajisje për projektor për çdo klasë, ndarje nga 1000 euro për lexuesit e vitit për çdo vit”.
”Kinema të qytetit, dhe urgjentisht do të ndërmarrim masa që njëra prej pikave kyqe të rinisë dhe kulturës e cila ka të bëjë me sportin, do të përfundojë në vitin e parë të qeverisjes tonë, është fjala për stadiumin e qytetit sepse ne kemi arsye që të ndërmarrim hapa konkret në finalizimin e stadiumit pasi që dihet se Gjilani ka dy klube të futbollit siç janë Drita dhe Gjilani dhe përfaqësuesit tanë, entuziastët e sportit mezi presim që sa më shpejt të realizohet edhe ky premtim tashmë i vonuar”.
Ndërkaq lidhur me programet që kanë shpalosur kundërkandidatët e saj, Leonora Morina-Bunjaku shfaqi kritika dhe pesimizëm, duke pohuar se të gjithë i kanë parë se sa kanë realizuar premtime në këtë komunë, njofton Klankosova.tv.
”Janë premtime të cilat deri tash kanë pasur disa mundësi me i realizu dhe deri më tani nuk janë parë ato të arritura të tyre. Kështu tash, njëri ndër programet më të realizueshme, dhe më të mira, bazu në atë që kemi hulumtu, besoj për qytetarët e Komunës së Gjilanit, do të jetë ai i Partisë Demokratike të Kosovës”.
Derisa në fushën e Shëndetësisë, ajo tha se do të ketë vëmendje të shtuar, duke përmendur kështu situatën në të cilën gjendet vendi me pandeminë e koronavirusit.
”Dëshmitarë të situatës nëpër në të cilën po kalon mbarë bota e sidomos vendi ynë. Unë dua të koncentrohem në gjendjen që kemi me pandeminë, dua të bëjë thirrje që ta kemi vëmendjen tek imunizimi i qytetarëve urgjentisht”.
”Pastaj ta bëjmë hapjen sa më të shpejtë të Qendrës Kryesore Familjare e cila tashmë është tejzgjatur, dhe ish-qendrën kryesore ta shndërrojmë në qendër të Covid-19, pasi aty do t’ju ofroheshin shërbime shumë cilësore ndaj atyre që ballafaqohen me koronavirus. Do të kemi mjek familjarë, do të kemi digjitalizimin, dhe do ta kemi një lloj statistike e cila iu premton qytetarëve shëndet por njëkohësisht përgjegjësi dhe llogaridhënie nga stafi medicinal”.
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...