Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, është takuar me ekspertë të bujqësisë. Ata me këtë rast thanë se bujqësia është një segment i rëndësishëm dhe se buxheti për bujqësinë duhet të dyfishohet.
Ministri Krasniqi tha se ministria që ai drejton për këtë sektor edhe këtë vit ka ndarë rreth 14 milionë euro dhe premtoi se në të ardhmen do të rriten ende mjetet pasi nevojat janë të mëdha.
Ai tha se me ekspertë të bujqësisë është diskutuar për të parë se cilat janë ato sfera që duhet të reformohen dhe të merren idetë për fazën e ardhshme të zhvillimit të perimtarisë.
Ndërsa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ka filluar këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjitha kategoritë për të parë më afër se cilat janë sfidat. Ai tha se bilanci tregtar është negativ dhe shumë i dëmshëm për vetë zhvillimin e vendit.
“Duhet të dimë pse ne nuk po mund të arrijmë as t’i afrohemi vendeve, të cilat janë në zhvillim, duhet të dimë pse ne po harxhojmë paranë e gatshme dhe për këtë dua të dëgjoj përvojat tuaja, sepse ju e dini më mirë se cilat janë vështirësitë të cilat po ballafaqohemi”, tha ai.
Për më tepër, Veseli ka theksuar se bujqësia është një segment i rëndësishëm, duke pasur parasysh edhe shkallën e lartë të papunësisë, dhe se buxheti për bujqësinë duhet të dyfishohet.
Ndërsa, pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kasumi, tha se nuk mund të mohohet që është punuar, por ka ende sfida.
“Ka raste kur subvencionet nuk shkojnë ku duhet. Mendoj se subvencionet duhet t’i jepen atyre që kanë treguar veten dhe jo atij që bënë eksperimente. Pakoja fiskale një ka dhënë frytet e veta dhe shpresoj që edhe pakoja fiskale dy do të plotësojë edhe disa mangësi”, ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se problemi më i madh komunës është papunësia.
“Ndoshta pagat janë të vogla dhe të rinjtë tanë aludojnë për të arritur më shumë dhe si të rinj e kanë ëndërr për një të ardhme më të mirë, por në anën tjetër ka të rinj që janë të stimuluar edhe nga të afërmit në diasporë ose familjar që të mos punojnë për një pagë prej 150 euro”, tha Mulaku.
Fahrije Hoti, themeluese e kooperativës bujqësore “Krusha”, tha se kërkesat janë trefishuar dhe ka kërkuar që të ndihmohen fermerët që kryesisht merren me serra.
Kelmendi: 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë n...
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...