Premtohet bashkëpunim mes Kosovës dhe Amerikës në fushën e energjisë dhe teknologjisë

14:01 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Pas vizitës që patën delegacioni i investitorëve Amerikan me Ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ky delegacion gjithashtu ka vizituar edhe Odën Ekonomike të Kosovës, raporton Arbresh.info.

Nga ky delegacion u zotuan për bashkëpunime investive mes Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme, si energji, teknologji.

Ambasadorja e konsullatës në New York, Teuta Sahatqija, tha se kjo është një pikë shumë e rëndësishme mes Kosovës dhe Amerikës, ku do te ketë më shume mundësi mes dy vendeve.

Kurse Kryesuesi i delegacionit te investitorëve, Michael Mintz, tregoi se ka vizituar Kosovën edhe verës së kaluar. Ku sipas tij Kosovën e ka parë si një mundësi të mirë për të investuar, raporton Arbresh.info

Veç këtyre rreth investimeve u deklaruan edhe anëtarët tjerë të delegacionit te investimeve, ku gjithashtu edhe për ata ishte një sukses të investonin në shtetin e Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme