Google ADS

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

21:23 | 6 Dhjetor 2024
R J

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me bastisjet dhe thirrjet e Gjykatës Speciale që po ndodhin na ditët e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Gjykata Speciale është krijuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe sipas tij, Parlamenti është organi më i lartë që ka të drejtë ta zhbëjë këtë gjykatë.

“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.

U bo boll!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme