Pak progres në përmbushjen e premtimeve kanë bërë tre kryetarë të komunave të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë e Obiliq) për këtë periudhë qeverisje. Nga 108 premtime të bëra gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, sipas Institutit për Studime të Avancuara GAP deri në muajin qershor të këtij viti ata i kanë përmbushur 28 prej tyre.
Ndërkohë, 23 i kanë gjysmë të përmbushura, 38 i kanë filluar dhe pjesa tjetër prej 19 premtimeve nuk kanë filluar ende të realizohet. Numrin më të madh të premtimeve e ka kreu i Fushë-Kosovës, Burim Berisha (LDK) me 42, pastaj ai i Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK) 34 dhe në fund Agim Veliu (LDK) i Podujevës me 32 premtime, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë platformë nuk figuron kreu komunal i Graçanicë, Sërgjan Popoviq (LS). Hulumtuesi i lartë në këtë Institut, Bekim Salihu, ka thënë se Komuna e Graçanicës njësoj sikur të gjitha komunat e udhëhequra nga minoriteti serb kanë marrë pjesë në zgjedhje, por nuk kanë zhvilluar fushatë aktive.
Kryetari i Komunës së Podujevës për një vit e gjysmë qeverisjeje, sipas Institutit GAP, i ka përmbushur 9 premtime, 5 i ka gjysmë të përmbushura, 10 i ka filluar dhe 8 nuk ka filluar ende t’i realizojë. Të përmbushura i ka 7 nga infrastruktura. Ndërsa, të papërfunduara vazhdojnë të mbesin 3 premtimet në fushën e arsimit, 13 nga 20 premtimet nga infrastruktura, 1 nga 2 premtimet në shëndetësi dhe 6 nga 7 premtimet në fushën e shërbimeve publike.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, në platformën e Institutit GAP i ka të regjistruara 42 premtime. Prej tyre deri në qershor 2019, kur janë përditësuar të dhënat, 10 i ka të përmbushura, 7 gjysmë të përmbushura, 15 i ka filluar dhe 10 nuk e ka bërë asnjë hap për realizimin e tyre.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK), i ka të regjistruara 34 premtime nga fushata e zgjedhjeve lokale e vitit 2017. Në përditësimin e të dhënave në platformën e Institutit GAP figurojnë 9 premtime të përmbushura, 11 gjysmë të përmbushura, 13 të filluara dhe vetëm 1 nuk ka nisur fare ta realizojë deri tash.
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik