Këngëtari dhe kantautori, Genc Prelvukaj, vlerëson se shqiptarët si asnjëherë më parë janë rreshtuar në një anë dhe kanë dalë kundër koncertit të Goran Bregoviqit në Korçë.
Prelvukaj në Info Magazine në Klan Kosova mes tjerash tha se nuk është kundër gjuhës sllave por kundër Bregoviqit në këtë rast.“Unë nuk kam qenë kundër se gjuha sllave hynë në Korçë.
Por jam kundër personalitetit që shkon aty pasi është shumë kontrovers dhe nuk e kam kuptuar logjiken e ftesës ndaj tij. Nëse unë do ta dija një ditë se një këngë e imja shërben si motivim i një grupi paramilitar që bëjnë luftë e kam borxh ndaj tyre të bëjë thirrje që mos të keqpërdoret kënga ime gjë që Bregoviq nuk e ka bërë kurrë”.
“Në Korçë nuk ka komunitet sllav, Shqipëria 99 përqind nuk e njeh Goran Bregoviqin dhe në momentin që nuk e njeh askush ku është esenca e ftesës së tij.
Me buxhetin që kanë mundur të ftojnë shumë artistë tanë por edhe nga Evropa”.“Nuk është marrë ndonjë artist me të cilin e edukon një popullatë e as nuk përfaqëson muzikë që të jetë orientuese për qytetarët”.
Prelvukaj mes tjerash thotë se ftesa ndaj Bregoviqit është politike dhe aspak nuk ka të bëjë me krijimtarinë e tij artistike.“Ftesa ndaj tij është politike nuk ka të bëjë asgjë më veprat artistike të tij. Anulimi i këtij koncerti do të ishte goditje ndaj kryeministrit, Edi Rama, që ka dekoruar me “Çelësin e Tiranës” Bregoviqin më 2006.
Korça udhëhiqet nga Partia Socialiste dhe është e pamundur anulimi i koncertit pasi që ka ndikim nga politika”, tha Prelvukaj.
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...