Në ora 10:00 Kompleksi Memorial në Prekaz ishte krejtësisht bosh, pa asnjë njeri. Xhevat Imeri, ciceron në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, thotë se nuk mban mend të ketë ndodhur diçka e tillë deri më tani. “Nuk e di çfarë po ndodh, nuk ka njerëz.
Përpara Kompleksi Memorial gumëzhinte nga njerëzit. Edhe njerëzit e politikës nxitonin që në orët e hershme të mëngjesit, për çdo 5 mars, dita e parë e sulmit serb mbi kullat e Jasharëve, të nderonin tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë, por sot nuk është kështu, të paktën deri më tani (ora 10:00), thoshte Imeri, dukshëm i demoralizuar.
Të dielën, më 5 mars, janë bërë 19 vjet nga fillimi i luftës së lavdishme të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë. Lufta e lavdishme pati zgjatur 3 ditë, me 5, 6 dhe 7 mars. Me 7 mars ka rënë heroikisht komandanti Adem Jashari.
Manifestimi gjithëpopullor Epopeja e UÇK-së në nderim të heroizmit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së nuk ka filluar në Prekaz, siç bëhej zakonisht. Në ditën e parë të Epopesë Qeveria e Kosovës, nën patronatin e së cilës mbahet, kishte parashikuar vetëm ceremoninë ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në të cilën merrnin pjesë krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros