Google ADS

Prej gati gjashtë orëve po vazhdon intervistimi i Hashim Thaçit nga Specialja

18:39 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti Thaçi tash e pesë orë është duke e vazhduar intervistimin në Prokurorinë Speciale për ditën e tretë radhazi, raporton Gazeta Express.

Sot është dita e tretë e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Thaçi ka hyrë në objektin e Speciales në ora 13:00 dhe intervistimi është duke vazhduar tash e pesë orë.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Dje, presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme