Palët e CEFTA-s fillojnë të zbatojnë rregullat kalimtare për origjinën preferenciale të mallrave, krahas rregullave të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare (PEM). Në pritje të rishikimit të Konventës PEM, shumica e palëve kontraktuese PEM-it, duke përfshirë Palët e CEFTA-s, BE-së dhe EFTA-s, vendosën t’ua lejojnë kompanive të përfitojnë nga rregullat e modernizuara dhe të thjeshtuara të origjinës dhe filluan zbatimin e rregullave kalimtare në baza dypalëshe. Rregullat e reja janë më fleksibël duke synuar uljen e barrës administrative, dhe për këtë arsye e bëjnë tregtinë më të thjeshtë, ofrojnë më shumë mundësi, si dhe ua mundësojnë kompanive të bëhen më konkurruese në tregje të tjera.
Rregullat hynë në fuqi nga 1 shkurt 2023, pasi të gjitha palët e CEFTA-s i finalizuan procedurat e brendshme.
“Duke zbatuar rregullat e rishikuara, më fleksibël dhe moderne, palët do të jenë në gjendje ta rrisin konkurrueshmërinë e eksporteve të tyre. Rregullat kalimtare për origjinën e mallrave thjeshtojnë sistemin, thjeshtojnë përcaktimin e origjinës së mallrave dhe e lehtësojnë më tej tregtinë në CEFTA dhe me BE-në”,shpjegoi drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s Emir Djikic.
Konventa PEM është një marrëveshje ndërkombëtare që synon vendosjen e një grupi unik të rregullave për origjinën e mallrave. Palët Kontraktuese të PEM-it filluan diskutimin për rishikimin e Konventës në vitin 2013, me qëllim përshtatjen e saj me realitetin ekonomik. Meqenëse miratimi i Konventës së rishikuar dështoi në vitin 2019, shumica e Palëve Kontraktuese vendosën t’i zbatojnë rregullat e rishikuara paraprakisht. Aktualisht, dy grupet e rregullave, rregullat origjinale të origjinës PEM dhe rregullat kalimtare, do të zbatohen paralelisht dhe operatorët ekonomikë do të mund të zgjedhin ndërmjet rregullave të zbatueshme, thuhet në njoftimin për media.
Cilat janë përfitimet?
Ky hap i ri që po ndërmerr CEFTA drejt lehtësimit të tregtisë fokusohet në uljen e burokracisë administrative dhe rritjen e vëllimit të tregtisë.
Rregullat e reja parashikojnë disa thjeshtime, duke përfshirë:
Rregulla më fleksibël dhe më të thjeshta për produktet
Rregulla më fleksibël të tolerancës: Rritja e pjesës së materialeve jo preferenciale në produktet e gatshme nga 10% në 15% në bazë të peshës neto për produktet bujqësore, ndërsa për produktet industriale (përveç tekstileve) toleranca vendoset në 15% të materialeve jo origjinuese bazuar në çmimin ex-works të produktit final.
EUR.1 ose deklarata e origjinës do të jetë një lloj i vetëm i vërtetimit të origjinës dhe do të mjaftojë për një periudhë 10 mujore në vend të 4 muajve.
Parashikohen gjithashtu opsionet e dakordimit për aplikimin e një sistemi të eksportuesve të regjistruar dhe dakordimit për përdorimin e vërtetimit të origjinës që lëshohet dhe/ose dorëzohet në mënyrë elektronike.
Mundësitë e kthimit të detyrimeve dhe akumulimit të plotë si përfitime të rregullave kalimtare, janë zbatuar në CEFTA që nga viti 2019. /arbresh/info/
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...