Prej 1 deri me 8 mars, do të organizohet fushata humanitare “DhurojePërNanën”

17:31 | 28 Shkurt 2018
M. A.

Fushata e ndërmarrë nga tri Organizata Joqeveritare (OJQ) DhurojePërNanën, synon që këtë Mars t’ia dedikojë gruas.

Në njoftimin e bërë nga këto organizata thuhet se me theks të veçantë ndihma do të shkojë të nënat vetushqyese.

Ata kanë theksuar se këtë vit kanë planifikuar që përmes një dhurate simbolike, e cila përfshinë një lule, një ëmbëlsirë (çokollatë) dhe një kartolinë, këtyre nënave të iu dhurohet ngrohtësi dhe dashuri.

“Fushata jonë do të jetë e madhe, duke bashkuar emra të mëdhenj të skenës politike, artit dhe gazetarisë në një klip të përbashkët duke bërë thirrje për t’i dalë në ndihmë të gjitha nanave të cilat rrisin fëmijët e tyre me shumë sakrifica. Për gratë e keqtrajtuara. Secili prej jush do të mund të jeni pjesë e kësaj fushate, qoftë përmes rrjeteve sociale duke përdorur #DhurojePërNanën, qoftë me një lule, ëmbëlsirë, kartolinë apo edhe dhurimin e gjakut. Fushata jonë do të zgjasë 7 ditë dhe vazhdimisht do informoheni përmes postimeve në këtë event”, thuhet në këtë njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme