Një person ka raportuar në polici se një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur murin e shtëpisë së tij në Petrovë të Shtimes.
Sipas policisë, predha e fishekut kishte mbetur brenda fasadës së shtëpisë, shkruan Arbresh.info.
Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe si dëshmi kanë konfiskuar predhën e fishekut të armës së zjarrit.
“Petrovë, Shtime / 06.09.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një predhë e fishekut të armës së zjarrit kishte goditë murin e shtëpisë së tij dhe kishte mbetur brenda fasadës së shtëpisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...