Jargavanët vjollcë që kurorëzuan Bosforin, përveç pamjes edhe me historinë e tyre të pasur tërheqin vëmendjen
Jargavanët të cilët i shtojnë bukuri unike në këto ditë Bosforit në Stamboll, me lulet lajmëtarë të pranverës, ofrojnë festë vizuale në të dyja anët e Bosforit, transmeton arbresh.info.
Kjo pemë e lashtë e cila në natyrën e Stambollit rritet spontanisht, shihet si dhuratë e natyrës për Stambollin. Në periudhën osmane, në nder të jargavanit janë zhvilluar festa, ka qenë temë e poezive dhe teksteve. Jargavani sot me lulet e tij ngjyrosi të dyja anët e Bosforit në ngjyra vjollcë dhe rozë.
Në shumë rrethe të Stambollit, jargavani si goditjet e furçës së një piktori, gjallëroi Stambollin.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pranverën e priti i vetmuar, ndërsa gjithmonë ka emocionuar edhe vizitorët e huaj të Stambollit.
Atdheu i kësaj peme njihet se është Evropa dhe Azia Perëndimore, në Turqi shihet në rajonet e Egjesë dhe Marmarasë.
Përveç pamjes edhe me historinë e tij të pasur tërheq vëmendjen
Jargavanët vjollcë që kurorëzuan Bosforin, përveç pamjes edhe me historinë e tyre të pasur tërheqin vëmendjen.
Ai ka qenë simboli i shtetit osman, në emër të së cilit mes shekujve 14-19 janë organizuar festa, të quajtur si “Shoqëria e jargavanit”, “bajrami i jargavanit”. Pasi ishte zvogëluar numri i tyre në atë periudhë, me anë të një fermani të sulltanit, është urdhëruar mbjellja e pemës së jargavanit në Bosfor.
Në kohën osmane, degët e forta të jargavanit janë përdor në prodhimin e bastunut, ndërsa lulet janë përdor në kuzhinën e vjetër të Stambollit./AA
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...