Deputetja nga grupi 6+ Duda Balje në këtë intervistë për Arbresh.info ka thënë se nga Bosnje-Hercegovina kanë pasur një sinjal pozitiv që të ulen dhe të bisedojnë për njohjen e Kosovës nga ky shtet.
“Kemi bërë presion edhe tek ministri për punë të jashtme dhe mendoj që zotëri Behgjet Pacolli ka punuar në këtë drejtim por deri tani pa sukses. Është shumë problem të udhëtojmë në Bosnjë se shembull edhe unë me pasaport diplomatike duhet të marr vizë dhe të ndjek një rrugë komplikuese. Në Bosnje kanë shumë probleme dhe nuk janë shumë shtet i pavarur kanë edhe kroat edhe serb dhe mendoj që vetëm prezenca e serbëve nuk e lejon që ata ta njohin Kosovën”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo foli edhe për liberalizimin e vizave ku tha se shpreson që në këtë gjashtë mujor do të hiqen vizat.
“Rruga për në BE është e vështirë por ne duhet të punojmë shumë. Kam mendim pozitiv që në këtë gjashtë mujor do të hiqen vizat”, tha ajo./Arbresh.info
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...