Prania e njësive speciale edhe nëpër sheshe, qytetarët të festojnë lirshëm

22:58 | 26 Dhjetor 2019
L G

Ekipi ynë shoqëroi në terren njërin nga ekipet që do të ushtronte kontroll në një pikë në qytetin e Pejës saktësisht në rrugën: Papa Klementi 25.

Në një pikë kontrolli ku do të ndalohen veturat pjesëmarrëse në komunikacion, këtu policia sapo zbresin nga veturat e tyre, bëjnë vendosjen e konave për të siguruar hapësirën duke pasur kështu parasysh edhe hapësirën për të gjithë kundërvajtësit që do të ndalohen  në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni, dhe njëkohësisht për sigurinë e policëve.

Pas vendosjes së koneve dhe  sigurimit të hapësirës së nevojshme për ndaljen e veturave, njoftohet edhe Drejtoria Rajonale për vendosjen e PKV-së (Pikave të kontrollit).

Gjatë këtij aksioni policia ndalon vetura për të bërë verifikimin e dokumenteve të nevojshme dhe kontrolli i ndonjë veture nëse e sheh të arsyeshme policia një gjë të tillë.

Vetura e parë e ndaluar përbën një kontroll rutinore, ku policia nga vozitësi kërkon dokumentacionin e pyet se a ka ndonjë gjë të paligjshme në veturë dhe I kërkon atij që ta hap bagazhin ku edhe I bëhet veturës një kontroll jo e detajizuar.

Tutje vazhdon edhe ndalimi i disa veturave të tjera me të njëjtën rutinë, duke u bërë verifikimi i dokumentacionit të shoferëve dhe kontrollimi i veturave.

Shefi i Operativës, Fatmir Balaj tregon se kjo pikë kontrolli është caktuar në bazë të planit operativ me qëllim ngritjen e sigurisë për shkak të festave të fundvitit.

Balaj thotë se prania e njësive speciale nëpër sheshe dhe pika të kontrollit është që të gjithë qytetarët të festojnë lirshëm dhe të ndihen të sigurtë.

Ai thotë se Njësia Speciale i asiston Drejtorive Rajonale për të gjitha detyrat policore varësisht nga kërkesat e tyre, duke filluar nga detyrat speciale apo më specifike e deri tek ato rutinore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia në fokus ka parandalim e akteve kriminale, dukuritë negative dhe veprave penale.

Pastaj shkuam tek sheshi i qyteti të Pejës, tani në agjendën e policisë është që të bëhet patrullimi në këmbë nëpër shesh e krejt kjo që të gjithë qytetarët pa dallim të ndihën të sigurtë dhe të manifestojnë lirshëm./arbresh.info

Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Gazetare: Arditë Shkodra

Kamerë: Safet Hyseni

Dhjetor 2019

Mitrovicë

Pejë

Rr. Papa Klementi 25

Pejë rruga e UQK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme