Prania ushtarake e NATO-s në Kosovës është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në raportin vjetor të publikuar nga Aleanca Veriatlantike.
Raportin në fjalë e prezantoi shefi i organizatës më të madhe ushtarake në botë, Jens Stoltenberg.
Në dokumentin e publikuar shprehet mbështetja për procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
“Dialogu është platforma kryesore për arritjen e zgjidhjes, e cila respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme, që është në dobi të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimorë“, thuhet në raportin e publikuar.
Raporti për vitin 2023 përmend edhe trazirat e vitit të kaluar në veri të vendit, që çuan në shtimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it.
“Pas shpërthimit të dhunës në muajin maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1.000 forca rezervë për misionin, që paraqet rritjen më të madhe në një dekadë. Kjo ia ka mundësuar KFOR-it ta trefishojë numrin e patrullimeve dhe ta katërfishojë praninë në veri të Kosovës“, thuhet në raport.
Sipas dokumenti të publikuar, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tani numëron 4.700 pjesëtarë.
Publikimi i raportit është praktikë e rregullt e NATO-s. Ndërsa ky raport është i fundit për Jens Stoltenberg, meqë ai së shpejti do të largohet nga ky post, në të cilin ka qëndruar mbi një dekadë./rtk
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë