Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), pritet që të qëndrojë edhe për një kohë në Kosovë, mirëpo, ky misioni nuk pritet të ketë kompetenca ekzekutive.
Ani pse mandati i këtij misioni ka përfunduar dje, më 14 qershor, mandati i ri parasheh që EULEX-i të ketë rol mbikëqyrës dhe këshillues për institucionet që e zbatojnë ligjin, shkruan lajmi.net.
E nga njohës të çështjeve të sigurisë po vlerësohet se pavarësisht incidenteve dhe problemeve të izoluara brenda këtij misioni, detyrat e caktuara janë kryer me sukses.
Ramadan Qehaja, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë për lajmi.net se EULEX-i në mandatin e kaluar ka pasur shumë dobësi subjektive dhe objektive.
“Pavarësisht asaj se EULEX-i në periudhën e kaluar në këtë mandatin e fundit sidomos, ka pasur mjaftë dobësi t’i quaj subjektive e ndoshta edhe objektive, pati edhe korrupsion dhe të tjera për cka edhe u akuzua, dhe siç po shifet u ndërmorrën disa masa ndaj disa individëve, dhe u bë një konsolidim i brendshëm i tyre, nuk mund të themi se nuk e kanë kryer detyrën e vet aq sa ka qenë e mundur në ato kushte që ta kryejnë”, u shpreh Qehaja.
Tutje, Qehaja shprehet se është e domosdoshme që të ketë edhe më tutje prani të këtij misioni në Kosovë, pasi siç thotë ai, brishtësia e sistemit të drejtësisë nuk garanton siguri që të gjitha kompetencat të kalojnë tek institucionet vendore.
“EULEX-it duhet t’i skadojë mandati në këtë përbërje dhe në këto detyra të tërësishme që i ka pasur, por një lloj mbikëqyrje apo një lloj detyre këshilluese të EULEX-it duhet ta kemi domosdoshmërisht në Kosovë, aq më parë sepse e kemi një brishtësi të sistemit të drejtësisë dhe assesi që ai t’i merr këmbët të shprehemi ashtu, sepse kemi pasur shumë dobësi, dhe kemi dobësi ende. Ka subjektivizëm dhe ka mospunë, prandaj unë kujtoj që EULEX-i në një formë tjetër, në një numër të zvogëluar të personelit të mbetet në Kosovë”, u shpreh Qehaja.
Misioni ndërkombëtar i EULEX-it në Kosovë është që nga viti 2008, mision ky i cili funksionon në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gati 44 përqind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta ...
“E kuptoni që të gjithë do të largohen një ditë”, Salah dësh...
Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in për rritjen e trupave ...
Një milion regjistrime në Bluesky mes largimeve nga X pas zg...
‘Shtyju’- Çka i kërkoi Xuxi Vullnetit, dhe cila ishte arsyej...
Peci viziton Institutin e Pyjeve në Pejë: Hulumtimet shkenco...