Prania e Kurtit në ditën e zgjedhjeve, nuk e ndihmoi Vitinë me vota në “Kodrën e Trimave”

12:02 | 19 Nëntor 2021
S D

Në lagjen e “Kodra e Trimave” në Prishtinë, që është lagjja me numrin më të madh të banorëve në kryeqytet ka përmbysur rezultatin në favor të Përparim Ramës së LDK-së për më shumë se 1 mijë vota, ani pse edhe vetë Kryeministri Kurti theu heshtjen zgjedhore dhe vizitoi këtë lagje, por që pa sukses, shkruan arbresh.info.

Në qendrat e votimit në “Kodrën e Trimave” kandidati Arben Vitia ka prirë në rundin e parë kundrejt Përparim Ramës.

Por gjithçka është përmbysur në balotazhin e 14 nëntorit, kandidati nga LDK Përparim Rama mori 4,627 vota, kurse Arben Vitia mori 3,585 vota.

Në vendvotimin 1920E “Zenel Hajdini”

Rundi parë: Arben Vitia 756 vota, Përparim Rama, 907

Rundi i dytë:

Në shtatë vendvotimet e pikës votuese 1920E në shkollën ‘Zenel Hajdini’, kandidati Përparim Rama ka prirë me numër të votave në krahasim me kandidatin e LVV-së, Arben Vitia.

Rama në vendvotimet e kësaj qendre arriti afër 60% të votave, derisa Vitia mbi 40%.

Përparim Rama, 1,394 vota, Arben Vitia, 1,002 vota

Vendvotimi 1920X Shkolla “Nazim Gafurri”

Rundi i parë:

Arben Vitia: 881 vota, Përparim Rama, 751 vota.

Rundi i dytë:

Përparim Rama 1,147 vota, Arben Vitia, 963 vota.

Vendvotimi 1921E “Asim Vokshi”

Rundi i parë:

Arben Vitia, 725 vota, Përparim Rama, 669 vota

Rundi i dytë: 1,028 vota për Përparim Ramën, Arben Vitia 806 vota

Vendvotimi 1921 X “Naim Gafurri

Rundi i parë:

Arben Vitia, 779 vota, Përparim Rama 670 vota

Rundi i dytë: Përparim Rama 1,059, Arben Vitia 814 vota.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është zgjedhur kryetar i Prishtinës në rrethin e dytë të votimeve më datë 14 nëntor, duke mundur kandidatin e LVV-së, Arben Vitia

Rama arriti të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, derisa, Arben Vitia nga LVV siguroi 38 mijë e 958 vota apo 48,93 %./arbresh.info/

Të ngjashme