Tetë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje mes vete.
Tek dy të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, raporton arbresh.info.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Nga dy prej të dyshuarve janë konfiskuar një pistoletë dhe një thikë”, bën të ditur policia.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Foto në këtë lajm është marrë nga arkiva
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...