Pesë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur.
Rasti kishte ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, shkruan arbresh.info.
“Më, 17.01.2021 rreth orës 18:30 në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është raportuar një rast ‘grabitje e armatosur e mbetur në tentativë’. Njësitet patrulluese së bashku me ato të hetuesisë së Stacionit Policor Gjakovë i janë përgjigjur rastit. Mbështetur në ekzaminimin e provave nga vendi i ngjarjes është krijuar dhe ndjekur një pistë e hetimeve, njofton policia.
Një ditë më vonë, hetuesit policorë kanë identifikuar të dyshuarit, dhe në konsultim me prokurorin kanë hartuar planin operativ, i cili është realizuar sot dhe ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
“Më, 18.01.2021 hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Në konsultim me prokurorin e shtetit është hartuar një plan operativ dhe sot më, 19.01.2021 është realizuar urdhër kontrolli, ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme. Kontrolli ka rezultuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar, është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit që dyshohet të jenë të përfshirë ‘tentim grabitje janë B.M 24 vjeçar, Q.G. 24 vjeçar, S. P. 23 vjeçar, B.P 21 vjeçar, si dhe F. P 18 vjeçar, që të gjithë kosovarë.
Hetuesit e Stacionit Policor Gjakovë janë duke analizuar provat e mbledhura dhe lidhshmërinë eventuale me veprat tjera të mundshme, të kësaj natyre për të cilat dyshohet se mund të jenë të përfshirë të njëjtit persona./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës