Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka prangosur katër persona nën dyshimin se të njëjtit kanë përfshirë në vepra penale që kanë të bëjnë me kontrabandim të emigrantëve.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit në një kamionët me rimorkio (frigorifer).
Shoferi i këtij kamioni sipas policisë ishte shtetas i Shqipërisë, ndërsa në kamion janë gjetur 24 shtetas të huaj që kishin për qëllimi kalimin transit nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, raporton arbresh.info.
“Më, 17.09.2020 rreth orës 03:30 një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë. Brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunim mes dy shtetasve të Shqipërisë dhe dy shtetasve irakian.
“ Dy shtetasit e Shqipërisë: F.S., lindur më 1966, mashkull shtetas i RSH-së dhe K.S., lindur më 1995, mashkull shtetas i RSH-së, dyshohet se kishin detyrë t’i dërgonin emigrantët deri në Mitrovicë. Kjo veprimtari është drejtuar nga dy shtetas, meshkuj irakian: A.A., lindur më 1982 dhe R.M., lindur më 1985. Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ka arritur të lokalizojë vend- ndodhjen e të dyshuarve irakian dhe të njëjtit t’i arrestojë, po ashtu më parë 83 ishin arrestuar edhe dy shtetasit e Shqipërisë” bën të ditur policia.
Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘kontrabanda me emigrantë’./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza