Është mbajtur mbledhja e parë në të cilën u konstituua edhe Komisioni i përbashkët parlamentarë për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
E këtë hapë e quajti mjaft të rëndësishëm për Kosovën, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Sot po e bëjmë konsituimin e komisionit nga ana jonë, e pastaj ju mbetet përfaqësuesve evropian të bëjnë konstituimin. Ky komision përbehet prej anëtarëve dhe pastaj përfaqësuesve të Parlamentit Evropian. Procesi integrues në vendin ton është proces unifikues i Kosovës. Kosova ka hyrë në fazën e mesme të zbatimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit”, deklaroi Konjufca.
Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se ky komisioni ka punë që duhet bërë përpara.
“Do të kemi një dinamikë të punës në përshpejtimin e reformës evropiane. Që nga angazhimi si Ministre e Tregtisë kanë qenë përpjekjet në këtë proces. Kërkon në vazhdimësi përmirësim”, është shprehur Kusari-Lila.
Nënkryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica deklaroi se konstituimi i këtij komisioni është vonuar pasi ka shumë punë përpara.
“Gjithë deputetët e kanë një punë që duhet bërë në kuadër të agjendës evropiane. Për shkak të rrethanave është pak i vonuar konstituimi i komisionit. Unë po besoj që tash do ta kemi një përshpejtim të punës dhe të shkojmë drejt takimit të përbashkët. Duhet të gjejmë forma që angazhimi sa i përket reformës evropiane të jetë i pandalshëm dhe të ecim sa më shpejt”, tha Reçica.
E anëtari i këtij komisioni, Besnik Tahiri, vlerëson se në këtë komision s’duhet të ketë pozitë e opozitë.
“Rruga drejt BE-së është rrugë një kahëshe dhe s’duhet të ketë opozitë e pozitë në këtë proces pasi është në interes tonin. Ne duhet ta tregojmë seriozitetin në këtë çështje. Duhet ta dimë se cili do të jetë roli jonë në këtë komision. Nëse do të të jemi vetëm sa për të bërë një ‘tik’ atëher realisht s’ka arsye”, tha Tahiri.
Në nëntor të këtij viti ky komision do të takohet më përfaqësuesit e BE. Në përbërje të këtij komisioni janë 13 deputet të Kuvendit të Kosovës. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...