Shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, ka qenë temat mbi të cilën kanë diskutuar me orë të tëra deputetët e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme.
Këtë seancë e ka thirrur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes përkrahjes së 42 deputetëve. Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar mungesën e sigurimeve të mirëfillta dhe mënyrës së funksionimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa e di unë, vetëm Somalia është në situatë të ngjashme”, tha Dreshaj.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore është paraparë në strategjinë legjislative dhe se ky është debat i përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.
“Fondi për Sigurime Shëndetësore është formuar me një vendim jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Kemi trashëguar 30 milionë euro borxhe, të pabarazuara që janë dhënë pas zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar. Ne si Kosovë vuajmë se zotimet tona si shtet nuk pranohen në shumë institucione, si një shtet që cilësohet si joserioz sepse në të kaluarën nuk e ka përmbushur zotimin”, tha Kollçaku.
Ndërkohë nga PDK e LDK kërkuan përgjegjësi nga Qeverisa për siç e quajti dështimin në shëndetësi.
“Sot Kurti do duhet të ishte në këtë debat për dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar I Komitetit ekzekutiv për shëndetësi. dështimin në shëndetësi. Kurti sot do duhej të jepte përgjegjësi për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazizë, paknaqësisë e pacientevë dhe profesionistëve shëndetësor…”, tha pos tjerash Haxhiu.
“Shëndetësia me qeverinë e Albin Kurtit është sektori më i nëpërkëmbur”, ka thënë Armend Zemaj, deputet I LDK-së. Kurse Haki Abazi, deputet i LVV-së tha se “premtimet që janë bërë fatkeqësisht nuk janë realizuar asnjë…”, tha Armend Zemaj, deputet I LDK-së
Këtyre kritikave u është kundërpërgjigjur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore, s’ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore.
“Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore. Asnjë hapë nuk e kemi gjetur rreth sigurimeve shëndetësore kur e kemi ardhur. Nuk ma më eksperimente analiza jo më përpjekje për talljen e qytetarëve…”, tha Vitia
Ky reagim i Vitisë nxiti një kundëreagim të deputetit të AAK-së, Dreshaj.
Ky debat parlamentar pothuajse gjatë gjithë kohës ka vazhduar me polemika të shumta ndërmjet pozitës e opozitës për gjendjen e sistemit shëndetësor në Kosovës./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...