Google ADS

Pozita e Vetëvendosjes dhe koalicionet joformale në zgjedhjet lokale

09:06 | 6 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo në zgjedhjet lokale është i pashmangshëm vlerësojnë analistët.

Njohësit e rrethanave politike në vend besojnë se mund të ketë edhe koalicione joformale të nga partitë tjera në ato zona ku mendojnë se mund ta godasin më fort LVV-në.

Analistja Aferdita Maliqi për arbresh.info tha se koalicione parazgjedhore do të ketë por vetëm pas raundit të parë të votimit.

“Por, unë mendoj se në ‘heshtje’ kemi me pas një mbështetje të LDK për VV dhe anasjelltas në këto zgjedhje, e sidomos në komunat kur këto dy parti nuk do të jenë në balotazh. Vota e LDK për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, do ta ketë feed back në këto zgjedhje, pra mendoj se ka një marrëveshje për mbështetjen e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet lokale, sidomos kur shkohet në balotazh”, deklaroi Maliqi.

Njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyçi, për arbresh.info tha se koalicioni i Vetëvendosjes dhe Listës Guxo është i pashmangshëm, e që sipas tij do të ketë edhe koalicione jo formale në goditje të LVV-së.

“Sa i përket partive të opozitës mund të ketë koalicione joformale, sidomos në ato zona ku mendojnë se mund ta godasin më fort LVV-në. Zakonisht në zgjedhje lokale, partitë e vogla performojnë më mirë, kështu që nuk pritet ndonjë koalicion i tillë formal, sepse secila parti synon të dalë sa më mirë”, tha Bytyqi.

E koalicionin në mes të Listës Guxo dhe VV, po shihet si një pushtet jetë shkurt.

Analisti Arton Muhaxhiri tha se sinjalet e para të këtij pushteti janë duke shkuar drejt fundit.

“Pavarësisht se VV bashkë me Listën Guxo të Vjosa Osmanit e kanë komplet pushtetin ekzekutiv, konsideroj se ky pushtet nuk do ta qoj mandatin deri në fund dhe të gjitha veprimet dhe argumentet po sinjalizojnë që ky pushtet do ta ketë jetën e shkurtë madje edhe më të shkurtë se sa do të mund ta mendonin optimistët më të mëdhenj”, tha Muhaxhiri.

Sipas Muhaxhirit nuk do të ketë koalicione parazgjedhore të mëdha, por që edhe përqindja e votave të VV-së do të bie.

“Ajo se çfarë do të ndodh pastaj nëse shkohet në zgjedhje është herët të mendohet por nuk besoj se do të ketë koalicione të mëdha ashtu siç besoj se VV nuk do ta merr kurr këtë përqindje të votave”, deklaroi  Muhaxhiri.

Ditë më parë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pati takimet me subjektet politike parlamentare, ku u diskutua data e zgjedhjeve lokale. E pas konsultimit me partitë politike, Osmani ditëve në vazhdim pritet të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti./S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme