Ëndrra me sy të hapur po e vlerësojnë deputetët e koalicionit qeverisës, deklaratën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti se shumë shpejtë do të ketë zgjedhje të reja.
Sipas përfaqësuesve të koalicionit qeverisës nga AAK e Nisma, opozita mund të kërkojë zgjedhje e të kritikojë, por koalicioni qeverisës është duke funksionuar në mënyrën më të mirë, shkruan lajmi.net.
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë koalicioni po funksion perfekt, por kjo sipas tij, nuk i ndalon ‘ëndrrat me se sy të hapur’ kundërshtarëve për rrëzimin e tij.
“Koalicioni i shumicës është duke funksionar perfekt. Por kjo nuk i ndalon “ëndrrat me sy hapur” te kundërshtareve eventual për rrëzimin e tij”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.
Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se opozita mund të besojë çfarë të dojë por, që qeveria vazhdon ta kryej punën e saj.
“Opozita është ne rolin e vet kushtetues, kritikon, kërkon zgjedhje te parakohshme etj . Le te besojnë çka te duan. Mirëpo qeveria vazhdon te kryej detyrat e saja”, është shprehur Sherifi.
Avdulla Hoti të mërkurën në RTK ka thënë se gjatë këtij muaji kryhet marrëveshja për demarkacionin dhe më pas do të shkohet në zgjedhje.
Ndërsa përmes një postimi në facebook të enjten ai duke folur për Strategjinë e Zhvillimit të BE-së, ka shkruar se LDK e merr seriozisht këtë strategji dhe të gjitha reformat do të kryhen nga qeveria e re e drejtuar nga ata.
“Ne si LDK do te japim kontributin tone ne këtë drejtim. Ne mbesim partia me pro evropiane ne Kosove, anëtare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjendën e integrimeve evropiane ne do t’i përkrahim. Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete përsipër këto reforma”, ka shkruar Hoti.
Ndërsa Qeveria e Kosovës i ka quajtur politike deklaratën e Hotit. Në përgjigjen për lajmi.net nga kabineti i Haradinajt është thënë se qeveria është stabile
“Qeveria është stabile dhe po konsolidohet çdo dite e me shume. Ato janë deklarata politike, thuhet nga kabineti i kryeministrit.
Lidhja Demokratike e Kosovës që nga miratimi në Kuvend i Qeverisë Haradinaj është shprehur se kjo qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi, ndërsa që kanë përmendur edhe mundësinë e ngritjes së një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë.
Por, Qeverisë Haradinaj kërcënime i kanë ardhur edhe nga partneret e koalicionit. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ditë më parë ka paralajmëruar me dalje nga koalicioni nëse nuk ratifikohet demarkacioni si kusht kryesor për heqjen e vizave./Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...