Kosova në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes ka shënuar progres. Kjo pasi që është ngritur për 20 pozita më lartë, nga ajo e 60-të, sa ishte vitin e kaluar këtë vit është ranguar në pozitën e 40-të, shkruan arbresh.info.
Këtë renditje të Kosovës në këtë pozitë ekspertët e ekonomisë e shohin si lajm të madh për këtë të fundit, nga vet fakti që disa vende të rajonit gjenden në pozita më të ulëta siç është Shqipëria në pozitën e 56, Serbia në të 43, dhe Kroacia në të 53-tën.
Madje ata vlerësojnë se ky është një lajm i mirëseardhur jo vetëm për biznese,t por në përgjithësi edhe për ekonominë e Kosovës.
Naim Gashi, njohës i çështjeve ekonomike thotë për arbresh.info se kanë qenë tri reforma rrënjësore që kanë ndikuar në përmirësimin e performancës së Kosovës në këtë vit për të bërë biznes.
“Sipas raportit të Bankës Botërore, përmirësimi i performances së Kosovës këtë vit është mbështetur nga zbatimi i tri reformave rrënjësore të të biznesit: Krijimit të Biznesit, Marrjes së Kredisë dhe zbatimit të kontratave. Banka Botërore ka vërejtur se Kosova ka bërë përparim edhe në lëshimin e lejeve ndërtimore, furnizimi me energji, regjistrimi i patundshmërisë, mbrojtja e investitorëve të vegjë, pagesa e taksave, tregtia përtej kufijve dhe mbyllja e biznesit”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka edhe arsye të tjera që Kosova është ranguar në pozitën e 40-të, në botë për të bërit biznes.
“Rangimi i Kosovës në vendin e 40-të në botë ka ardhur edhe për faktin se nga shtatori i vitit 2015, Kosova ka bërë një reformë të thellë fiskale, duke ulur për dy vite tatimet për biznese në vlerë 52 milionë euro, ndërsa rritja ekonomike rreth 4% ka mundësuar që për dy vite të rriten të hyrat në buxhetin e shtetit për 400 milionë euro”, ka pohuar Gashi për arbresh.info.
Sipas tij për herë të parë që nga viti 1999, rritja ekonomike në vitin 2016 është e bazuar në zhvillimin e sektorit privat, deri sa më parë bazohej në investimet publike.
Kurse Lulzim Beqiri po ashtu njohës i ekonomisë vlerëson se edhe pse Kosova ka pasur ngritje në bazë të këtij raporti,m problem vazhdon të jetë stagnimi i investimeve të huaja direkte.
“Më në fund një lajm i mirëseardhur për ekonominë e Kosovës sipas raportit të BB-së Kosova radhitet e 40-ta, në krijimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, e 122 në trajtimin e lejeve të ndërtimit, e 89-ta në mbrojtjen e investitorëve nga pakicat, e 106-ta në furnizimin me energji elektrike. Mendoj që edhe pse ka një ngritje të tillë kemi stagnim të investimeve të huaja direkte dhe ende vazhdon të jetë prezentë fenomeni haraç apo edhe ryshfet, dhe paramendoni një investitor evropian kur merr kësi lajmi, pra duhet të vihen në praktik edhe këto përmirësime sepse vetëm në letër nuk mjaftojnë”, ka pohuar Beqiri.
Ndërsa, duke iu referuar indikatorëve të cilët kanë ndikuar në aspektin e ngritjes së Kosovës në raportin e Bankës Botërore të të bërit biznes, Beqiri ka deklaruar për arbresh.info se indikatorë kryesorë janë lehtësirat për krijimin e një biznesi.
“Mendoj që indikatorë kryesor është lehtësuar krijimi i një biznesi përmes thjeshtësimit të procesit të regjistrimit të punëtorëve keni parasysh sot mund të regjistrosh një biznes në shumicën e komunave dhe në një afat rekord, pastaj qasja në financa ka përmirësuar dukshëm ambientin e të bërit biznes, mbështetja e madhe e BE-së për modernizimin e administratës efikasiteti i përmbaruesve privat etj’, ka thënë ai.
I pyetur se a duhet t’i atribuohen meritat për këtë qeverisjes së kaluar ai ka thënë se meritat i ka çdo qeveri e pasluftës pasi që sipas tij të gjitha qeveritë synim kryesor e kanë pasur rritjen e performances së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve më të mira për investitorët potencial.
Lidhur me rënditjen e Kosovës në këtë pozitë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.
“Kjo është punë e mirë, në radhë të parë është punë e mirë e Task Forcës të të Bërit Biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por njëkohësisht për një rezultat të tillë kemi marrë ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme përmes ekspertizës të Bankës Botërore dhe USAID-it”, ka thënë kryeministri Haradinaj .
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se Kosova ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes.
“Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes, e cila është renditur nga vendi 60-të në vendin e 40-të”, ka thënë Hasani.
Vitin e kaluar Kosova sipas raportit të Bankës Botërore në të bërit biznes ishte radhitur në pozitën e 60-të. /J.Zhuniqi/arbresh.info
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...