Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, edhe një herë ka treguar qëndrimin e kësaj partie për sa i përket demarkacionit.
Abdixihku ka qenë i ftuar në KTV, ku tha se ata kanë shprehur mendimin se projektligji i ofruar është me kontradikta ligjore, dhe se nuk janë të mendimit që ta heqin raportin e “Bulliqit”, porse të jetë vetëm si dokument informues.
“Neni 1 tregon se duhet të ratifikohet marrëveshja e gushtit 2015, është e pranueshme për ne, por edhe për kryeministrin i cili e ka ndërruar mendjen edhe pse e ka shtyer këtë për 3 vjet”, tha Avdixhiku e shtoi se neni 3 pra raporti i Bulliqit, është në kontradiktë me nenin 1.
Ai tha Komisioni për Punë të Jashtme, e ka dërguar fillimisht në Kryesi për shqyrtim dhe më pas për seancë, por kryesia nuk ka dhënë shpjegime.
“E tani në partitë politike ka filluar ndarja. Ne kemi kërkuar qartësime. Dje kemi filluar negociatat me partitë parlamentare në pushtet. Nisma ka qenë në vijë me qëndrimin tonë. Më pas edhe me partitë tjera me shumicë shqiptare. Në fund kemi ardhur në përfundim që partitë me shumicë shqiptare kanë pranuar propozimin që bën ndarjen e dokumenteve”, tha ai.
Deputeti i LDK-së shtoi se të gjitha raportet duhet të futen si pjesë sqaruese, edhe ai i Mehës edhe ai i Bulliqit, por jo të futen në pako.
Tha se LDK sot ka 27 vota pro demarkacionit dhe hapjes së kufijve, dhe se të gjithë do të votojnë pro.
“Kemi mendime unike. Kjo qeveri kur ka qenë në opozitë as s’i kanë dëgjuar kundërshtarët. Ne i kemi bërë 27 votat. E kemi dhënë përkrahjen vetëm për marrëveshjen në fjalë”, tha Abdixhiku.
Kujtoi edhe njëherë se nuk kërkojnë shmangien e raportit të Bulliqit.
Për gjuhën dhe qëndrimin e kryeministrit Haradinaj sot në Kuvend ndaj LDK-së, Abdixhiku tha se ishte qasje e panevojshme.
“Me të vërtetë pozicioni i kryeministrit është i paqartë. Qeveria i ka futur deputetët në ngërç politik dhe LDK-ja po kërkon zgjidhje për të dalë nga kjo”, tha ai.
Shtoi se deklarata e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq, duhet të jetë pjesë edhe pse nuk është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi.
‘Neni 7 dhe substanca e deklaratës së dy presidentëve është e njëjtë. Dëshmitë që i ka sjellë komisioni i ri, pra i Bulliqit, nuk janë të mjaftueshme. Nuk ka shënime kadastrale shtesë, ata edhe vetë po e thonë. Por, edhe nëse ka dëshmi shtesë, është neni 7 që lejon demarkimin dhe rregullime disametërshe”, shtoi ai.
Ka thënë se krejt në fund, tek Mali i Zi do të dërgojnë një notë verbale, ku tregohet se është ratifikuar marrëveshja e gushtit, Pjesët tjera që po bëhen sipas Abdixhikut, janë vetëm lojë teatrale që po bëhen në Kuvendin e Kosovës.
Për fund, ashtu siç ka thënë edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti më parë, pas kësaj çështje duhet të ketë zgjedhje të reja.
“Duam të kalojë demarkacioni, të marrim vizat, pastaj duhet do të kemi zgjedhje të reja. Sikur pranoi, sikur nuk pranoi kryeministri, ne duam që kjo qeveri të marrë fund sa më parë. Nuk presim që kjo qeveri t’u japë zgjidhje problemeve të kosovarëve, vetëm se do t’i zhytë më shumë”, përfundoi Abdixhiku.
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...