Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power, që po qëndron në Kosovë për vizitë kanë shpallë ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.
Përfaqësuesja e lartë e USAID-it, Samantha Power në konferencë për media ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Power ka thënë se pozicioni i SHBA-së ka qenë gjithmonë që procesi i normalizimit të përfundojë me njohje reciproke dhe se ky vazhdon të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjtihatë ajo ka thënë se tani janë duke e sjellur fokusin tek rëndësia e krijimit të Asociacionit dhe kthimit të serbëve të Kosovës në institucione.
Power thotë se këto çështje janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e stabilitetit dhe në përparimin e negociatave për implementimin e marrëveshjeve.
“ Po e përsëris, fokusi ynë është në implementimin e kornizës së noramlizimit. Gjithmonë ka qenë pozicioni i SHBA-së që dialogu të përfudnojë me njohje reciproke dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë. Mirëpo tani po sjellim fokusin në rëndësinë e Asociacionit dhe mundësinë që serbët e Kosovës të kthehen në insitucione sa më parë sepse kjo do të jetë shumë e rëndësishme për mbajtjen e stabilitetit dhe në përparimin e negociatave për implementimin”, ka thënë Power.
“Si përfaqësuese e Administratës së Biden kam ardhur që të përforcoj mesazhin që Administrata e Biden e ka thënë në lidhje me rëndësinë e implementimit të marrëveshje që do të prodhojë një normalizim që do të jetë tejmase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë i dobishëm për biznesin”.
“Zgjedhjet politike që i kemi para vetes janë shumë të vështira. Në emër të SHBA dhe Biden dua të nënvizoj edhe njëherë urgjencën për të lëvizur përpara me implementimin dhe po ashtu rëndësinë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Lajçak”.
“E kemi bërë të qartë përmes Chollet dhe Escobar i kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo Asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti bashkë me administratoren e USAID-it shpall ankandin për parkun me energji solare
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...