Ish-Komisioneri Evropian për Mjedisin, Janez Potočnikin, dhe ish-Ministri për Çështje Evropiane të Sllovenisë vlerëson se vendet e Bashkimit Evropian duhet të kenë të qartë përapektivën e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Dhe ta mbështesin atë me hapa konkretë praktikë që aktualisht nuk janë të mjaftueshme. Nuk ka asgjë si Status Quo. Duke mos patur politikë të qartë dhe aktive nuk do të thotë që pas një kohe të caktuar mund të ktheheni në probleme dhe të filloni t’i zgjidhni ato pa pasoja,” është shprehur Potočnik, në një intervistë për EËB.
Ai thotë se përkundër faktit se axhenda e zgjerimit të BE-së është gjithnjë e më e paqartë në aspektin e kohës, fuqia transformuese e BE-së ende ekziston dhe ka një tërheqje të madhe për rajonin, transmeton arbresh.info.
“Përvojat e fundit tregojnë qartë se kjo varet nga konsideratat më të gjera strategjike, politike dhe ekonomike.”
Politika e zgjerimit të BE-së sipas tij, ka qenë një nga politikat më të suksesshme dhe me ndikim të BE, duke shtuar se “ribashkimi i Evropës ende nuk është përfunduar”.
Mbështetja politike, teknike dhe financiare thotë se duhet të vazhdojë për rajonin.
Por, vlerëson se vendet në rajon do të bënin më së shumti për perspektivën e tyre evropiane nëse do ta tregonin qartë se duke qenë pjesë e problemit ata duan të bëhen pjesë e zgjidhjes./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...