Google ADS

Postuan video me armë në rrjete sociale, Policia në aksion

22:28 | 11 Janar 2022
L G

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri (AK-47), në fshatin Tërrnavë, të Podujevës.

“Operacioni policor është ndërrmarë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri”, bën të ditur policia.

Po në të njëtin lokacion, sipas policisë, hetuesit e stacionit të Podujevës, për një rast tjetër kanë shoqëruar me datën 4 janar 2022, një person të dyshuar, shkruan arbresh.info.

(Për një video tjetër të postuar ku shihen fëmijë duke vozitur një veturë.)

Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme