Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen tre burra e dy gra në Gjakovë

09:22 | 15 Qershor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj e dy femra në Gjakovë, pasi në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga policia, në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.

“Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme