Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Malishevë pasi që të njëjtit dyshohen për përdorim të armës.
Sipas njoftimit, sot është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Carrallukë-Malishevë ku janë gjetur armë zjarri ët gjata, pistoleta dhe fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Stacioni Policor në Malishevë, pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar: Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. “, njofton policia.
“Sot me datën 03.01.2024 është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Carrallukë-Malishevë ku janë gjetur: Dy (2) armë zjarri të gjata, Tri (3) armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe Njëqind e njëzet e tetë (128) fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregull.
Ndërkaq, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...