Katër persona janë arrestuar të shtunën rreth mesnatës në Pejë pasi dyshohen për posedim të paautorizuar të armëve.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orës ka bërë të ditur se tre prej tyre kanë postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, shkruan arbresh.info.
Gjatë bastisjes së shtëpive u është konfiskuar një armë automatike AK-47 me 35 fishek, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë.
Tre prej tyre janë liruar ndërsa një është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pejë 04.01.2020-22:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi tre prej tyre në rrjetet sociale kishin postuar fotografi me armë zjarri . Lidhur me rastin është bërë bastisje e shtëpisë së të dyshuarve, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 35 fishek, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tre tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...