Posta e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka shpërndarë 70 për qind të asistencave sociale, nga gjithsej 21 mijë e 373 përfitues të kësaj asistence
PK-ja thekson se ballafaqimi më mijëra përfitues të asistencës sociale ka qenë mjaft sfidues.
“Ka qenë një ditë mjaft e vështirë duke marrë parasysh se numër i madh i qytetarëve kanë ardhur para zyrave postare ende pa filluar orari i punës. Mirëpo, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arritur që të sigurohet mbarëvajtja e procesit duke mbajtur me përpikëri distancën sociale prej 2 metrave brenda secilës zyre postare por edhe jashtë tyre, përkundër motit të ftoftë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Derisa gjatë ditës së sotme kemi parë radhë të qytetarëve të cilët prisnin për të marrë asistencën sociale, Posta e Kosovës po thotë se ato pamje kanë qenë të manipuluara.
“Pamje të grupeve të njerëzve që kanë qarkulluar në rrjete sociale në orët e hershme të mëngjesit, para orës 09:00, para fillimit të orarit zyrtar të punës, shumica kanë qenë të manipuluara dhe dashakeqëse jo vetëm ndaj punonjësve tanë që me vetëmohim janë duke punuar çdo ditë, por nuk është kursyer as kategoria e qytetarëve që jetojnë nga asistenca sociale”, thuhet në komunikatë.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...