Ndërmarrja publike Posta e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ndodhet në situatë të vështirë financiare, e kjo për shkak të borxheve të papaguara nga ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës dhe Qeveria.
Në komunikatë thuhet se me gjithë përpjekjet e menaxhmentit, Bordit të Drejtorëve dhe sindikatave të punëtorëve të Postës për të gjetur zgjidhje me Telekomin dhe Qeverinë që të paguhen borxhet, nuk është arritur asnjë rezultat konkret dhe si pasojë Posta nuk ka asnjë mundësi të paguajë pagat e mbi një mijë punëtorëve.
“Për më tepër, nëse nuk tejkalohet kjo gjendje, Posta së shpejti do të përballet edhe me paralizim total të funksionimit, përkatësisht pamundësisë së ofrimit të çfarëdo shërbimi. Telekomi (Vala) i ka borxh Postës së Kosovës rreth gjysmë milioni euro për qiranë e objekteve dhe shërbimet që Posta i kryen për Telekomin”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, bëhet e ditur se menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve i kanë njoftuar zyrtarisht kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, ministrin e Financave, Bedri Hamza si dhe menaxhmentin dhe Bordin e Telekomit, duke kërkuar angazhim për shlyerjen e borxheve ndaj Postës së Kosovës.
“Përndryshe, ka disa vite që menaxhmenti, Bordi dhe sindikatat e punëtorëve të Postës i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës si dhe komisioneve relevante parlamentare që të paguhet borxhi i Qeverisë ndaj Postës, prej mbi 5 milionë euro, për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar, që është obligim ligjor i ekzekutivit”, theksohet në komunikatën e Postës.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...