Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare nëpër të cilën po kalon Ndërmarrja Publike, “Posta e Kosovës” Sh.A si dhe po ashtu mos ekzekutimin e pagave të punëtorëve edhe sot, që i bije 5 ditë me vonesë ju është drejtuar përmes një komunikate Menaxhmentit të lartë.
Komunikata e plotë:
Bordit të Postës së Kosovës; si dhe Aksionarit, Qeverisë së Repulikes së Kosovës, që të rrisin përpjekjet e tyre maksimale në gjetjen e zgjidhjes afatgjate, për të përmirësuar gjendjen financiare të Postës së Kosovës, nga e cila sigurohet mirëqenia e mbi 1000 familjeve që ekskluzivisht janë të varur nga paga e Postës së Kosovës.
Në emër të Punëtorëve të Postës së Kosovës kërkojmë përkrahje maksimale në fuqizimin e PK, Sh.a, në rritjen e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen financiare përmes shërbimeve institucionale, mbulueshmerine e sherbimeve universal Postare si nje e drejte e garantuar me ligj per operatorin publik Posta e Kosoves, dhe përmes zbatimit të kontratave të shërbimeve postare, e cila njëkohësisht do të ngrit edhe imazhin dhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës si ndërmarrje publike.
Ne kërkojmë përkrahje për punë, që përmes saj të arrijmë edhe të kemi mirëqenien tonë si çdo puntorë dhe ndërrmarrje tjetër publike.
Presim nga Qeveria, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postes së Kosovës të reflektojnë dhe të rrisin angazhimet e tyre, përmes të cilave edhe puntorët e PK ti kenë pagat e siguruara në afat kontraktual.
Nga java e ardhshme ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa Sindikalë deri në realizimin e të drejtave tona, në ekzekutimin e pagave për punëtorët e Postës së Kosovë, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...