Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Objektet fetare: Xhamia e Sinan Pashës dhe Manastiri i Graçanicës”.
Në njoftimin për media thuhet se ndërtesat fetare janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike, përcjell Arbresh.info.
Xhamia e Sinan Pashës dhe Manastiri i Graçanicës janë dy monumente që dallohen për historinë, arkitekturën dhe rëndësinë e tyre fetare e kulturore.
“Xhamia e Sinan Pashës, ndërtuar në vitin 1615 në Prizren, është një nga ndërtesat më të rëndësishme të arkitekturës islame në Kosovë. Atë e veçon planimetria specifike dhe proporcionet, ndërsa kupola masive dhe minarja elegante shpërfaqin madhështinë e këtij monumenti autentik që zgjon kureshtjen dhe admirimin e shumë vizitorëve. Përveç arkitekturës specifike, kjo xhami dallohet edhe për pikturat murale të punuara në dy periudha të ndryshme, që prezantojnë në mënyrë të veçantë artin islam të periudhës klasike dhe atë të barokut, të gërshetuar me frymën vendore të prezantimit artistik të zbukurimeve. Andaj Xhamia e Sinan Pashës është një aset dhe pasuri me vlera të padiskutueshme kulturo-historike jo vetëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Manastiri i Graçanicës, i ndërtuar në shekullin e XIV-të afër Prishtinës mbi themelet e një kishe të mëhershme, përfaqëson një shembull të shkëlqyer të arkitekturës mesjetare, ku reflektohet stili Bizantin me ndikime nga arti perëndimor. Me pesë kupola dhe afresket e pasura të punuara në disa periudha që e zbukurojnë enterierin me skena biblike dhe figura shenjtorësh të krishterë. I përfshirë në listën trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Manastiri i Graçanicës ka rëndësi të veçantë për vendin, veçanërisht për komunitetin ortodoks dhe mbarë botën, duke ruajtur traditat fetare dhe kulturore”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas Postës së Kosovës, Xhamia e Sinan Pashës dhe Manastiri i Graçanicës përfaqësojnë diversitetin fetar e kulturor të Kosovës dhe ato janë dëshmi e pasurisë kulturore dhe arkitektonike që duhet njohur dhe ruajtur për brezat e ardhshëm.
Ky emision i pullave postare është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit./Arbresh.info
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...