Mbi 6 euro pritet ta blej një litër dezinfektues, Posta e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet se Posta e Kosovës do të furnizohet me dezinfektues për duar për mbrojtje nga virusi COVID 19, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 8 mijë euro.
Me këtë vlerë janë planifikuar të blihen 1300 litra dezinfektues, e sipas një llogaritjes i bie që një litër dezinfektues pritet të kushtoj mbi 6 euro.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj.
Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa një ndër kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 03.08.2020, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre.
Gjithashtu tenderët duhet të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike.
“OE-të duhet të jenë të regjistruar në platformën e E-Prokurimit konform vendimit dhe manualit për E-Prokurim të nxjerra dhe të publikuara nga KRPP. Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...