Posta e Kosovës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e një mashtrimi dhe të mos klikojnë asnjë link, që vjen në tekstin e këtij mesazhi, sepse në asnjë rast Posta e Kosovës nuk do t`ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare.
Posta e Kosovës bëri të ditur se palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e saj dhe menjëherë, pasi është njoftuar për këtë, kanë informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.
“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim Posta bëri të qartë se në asnjë rast qytetarëve nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare, teksa bëri të ditur se edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.
“Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti sot pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedo...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...