Google ADS

Posedimi i armëve ilegale ka rënë dukshëm në Kosovë, ja statistikat

10:46 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Një numër i madh i armëve të lehta dhe të vogla të grumbulluara nga konfiskimi i armëve pa leje janë shkatërruar sot në Ferizaj.

Valbona Bogujevci koordinatore e programit në zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tha në këtë ngjarje se në bazë të rezultateve të dala nga një hulumtim, posedimi ilegal i armëve në Kosovë ka rënë nga viti 2003 deri në vitin 2015, shkruan arbresh.info.

“Sipas të dhënave të dala nga anketa e armëve të vogla, posedimi ilegal i armëve në Kosovë ka rënë nga 380 mijë në 2003 në 260 mijë në 2015. Shkatërrimi i armëve të zjarrit është rezultat i një pune efektive i Policisë së Kosovës bashkë me UNDP”, ka thënë Bogujevci.

Sipas saj edhe incidentet e krimeve me armë janë ulur dukshëm.

Shkatërrimi i armëve është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e Zyrës Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka organizuar sot shkatërrimin e një numri të madh të armëve të vogla dhe të lehta./Arbresh.info.

19807637_1554315887914355_1365664282_o 19723967_1554318221247455_1735758251_o 19727206_1554315877914356_1323963149_o 19727340_1554315864581024_1766133259_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme