Familja dhjetë anëtarëshe Bellopoja nga fshati Reznik i Komunës së Vushtrrisë, edhe në këtë festë të Bajramit vazhdon të jetojë në shtëpinë tri dhomëshe, por që ky nuk është halli i vetëm i kësaj familje. Vajza e vogël e kësaj familje po përballet me sëmundjen e veshkave.
Elmedina, ndonëse vetëm 14 vjeçare qysh kur lindi u përball më probleme të ndryshme shëndetësore, e kjo gjendje e saj bëhet edhe më e vështirë kur për shkak të kushteve jo të mira ekonomike të kësaj familje nuk arrin të sigurojë barnat e nevojshme. Përkundër sëmundjes ajo merr një ndihmë sociale prej 65 euro, por që familjarë të saj thonë se ato para nuk iu mjaftojnë për sigurim të barnave dhe kontroll të Elmedinës.
Babai i Elmedinës, Muhamet Bellopoja, tregon se vajza e tij qysh kur ka lindur është përballur me sëmundje të ndryshme. E breng për të mbetet sigurimi i barnave për vajzën e tij.
“Kjo prej që e ka fal Zoti ka qenë e sëmurë një kohë pesë vjet, gjashtë nuk ka ecë hiç mas gjashtë vjet ka fillua me ecë, në 2008, prapë ka qenë shumë sëmurë diku tre muaj ditë ka qenë në kome në intensive pa vetëdije mas tre muaj dite i ka ardhur vetëdija dej diku u përmirësuar e kanë lirua. 2015 diku në qershor e ka rrokë kjo sëmundja e veshkave prej atëhershmit nën stop kontrolle deri para vitit të ri u kanë në dializë, deri në prill ka qenë në dializë, në prill e kemi dërguar në Turqi ia kanë bë hapjen e venave të veshkës për momentin gjendjen e ka tash pak ma mirë por po duhet me kontrolla prapë çdo te katërtën dite, te pestën kontrolla, analiza se me barna kjo veç prej qe e ka fal Zoti, çdo dy javë-tri 25 euro 30 veç barna që i blej po pasi o ma mirë s’kemi qa bëjmë, çka te vjen prej Zoti mirë se ardhtë qa me ba”, tha ai.
Ai tregon se si asnjëherë nuk ka marrë ndihmë nga shteti, por ndihmën më të madhe e kanë pasur nga bashkëfshatarët të cilët e kanë ditur gjendjen materiale të kësaj familje. Mehmeti përkundër gjendjes së rëndë ekonomike përmes kredive të ndryshme ka arritur që vajës së tij t’i sigurojë kryerjen e disa operacioneve.
“Po na ka ndihmua shumë, sidomos prej diasporës na kanë ndihmua shumë, këtu kojshitë, vllaznillaku na ka ndihmua diku 22 mijë euro na i kanë bë për këtë shërim që e patëm në Turqi, i falënderoj në përgjithësi që na kanë ndihmua, Zoti i shpërbleftë, Zoti jua dhashtë gjithmonë se me kontribut temin unë s’kisha mundur me dërgua as në Prishtinë, ndoshta se jo në Turqi. Shteti nuk na ka ndihmua kurrgjë hiç, as një cent hiç, premtime ka pas, jo jua dhamë 50% jo 30% po kurrë asnjë cent. Krejt dokumentet janë në ministri, kurrë as thirr nuk kanë, as kurrë nuk janë përgjigj kurrgjë hiç. As komuna kurrë hiç sen sen hiç, krejt me kontributet tona edhe të shoqërive. Për qitë rastin në Turqi na kanë ndihmuar krejt, sidomos këta të diasporës fort i falënderoj shumë se ata na kanë ndihmua shumë një ka një veç kur më kanë thirr kaq pare t’i kom dërguar kaq 50, 100, 30, 70. Unë i falënderoj shumë mirë masi është gjendja e saj pak ma mirë ishalla ma si ndodhë se edhe një herë mi ndodhë nuk din njeri kah mbanë a çka bon”, tha ai.
Ai tregoi edhe disa fotografi të vajzës së tij, të cilat tani kur ajo ka kaluar ato operacione kanë vendosur t’i ruajnë si kujtime.
“Kjo o vajza kjo Elmedina në 2008 qatë dite qe ka dale prej kome tre muaj dite qe ka qenë ne kome i ka pas pese vjet e tre -14 këtu në Kosovë. Qe ka qenë tre muaj ditë në kome në intensive, qatë ditë që ka dal prej kome një arsimtar e ka ba këtë fotografi i Istogut edhe ma ka dërgua tash prej Istogut e këtu është tash në mars kur ka qenë në dializë në marsin e këtij viti pa e qu ne Turqi ka qene ne dialize qitu është Elmedina do të thotë 13 vjet e gjysmë këtu në dializë është në pediatri. Kjo është mjekja që e ka kontrollu prej që i ka marrë shenjat që është sëmurë prej veshkës”, tregon Mehmeti.
Elmedina që një vit ka ndërprerë edhe shkollimin e saj, e dëshira e saj e vetme është që të kthehet në bankat shkollore dhe të vijojë mësimet sikur të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
“Vajza këtë vit nuk ka qenë kurrë në shkollë e për vitin e ardhshëm që është në këtë gjendje duhet me shkua sivjet nuk ka mundur të shkoj hiç në klasën e shtatë është, të shohim gjendjen keta dy muaj qysh po reagon, a po përmirësohet hale ma mirë, apo veç që ma merr mendja që po se premtimet mi kanë dhanë ata mjekët e Turqisë që ka me qenë fort mirë të shohim”, tha ai.
Për Mehmetin përveç shëndeti i vajzën, brengë mbetet edhe pagimi i kredive, të cilat i ka marrë për shërimin e vajzës.
“Vallahin kredinë po muj diqysh me ia dal, diqysh po kam shumë, kam shumë se i kom pas 7000 euro për shpi tash kur mu sëmur vajza i kom marrë edhe prapë 5000, vjet apët mu ka dashtë me përsërit kredinë mi marrë edhe 5000 tjera që o sëmurë çika veç kom edhe 7-8 vjet me pagua qa me ba po duhet me jetu, po duhet çmos me ba s’kemi çka bëjmë”, tha ai.
Ndërsa, shpresë tek institucionet e Kosovës për ndihmë nuk ka. Ai tha se ka bërë kërkesa të ndryshme por që kurrë nuk ka marrë përgjigje.
“S’di çka bëj kërkesa te ta kom ba, kërkesa me shkrim e i kanë kërkesat krejt po kurrgjë të realizuar nuk ka, premtime na kanë dhanë mu realizua sen, Zoti mas pakti katër pare dokumente mos ma shumë i kom në ministri, në Prishtinë, edhe në komunë këtu nja 5-6 pare po veç sen s’ka dej faturat që i kom pagu atje në Turqi për çikë diku 17 mijë euro janë pagu, as që i kanë marrë parasysh bile jau kam dërguar se atje në Turqi me thanë dërgoj në ministri ma merr mendja një 50% ta paguajnë bile sen s’ka shnosh ishalla jem ishalla vajza bahet ma mire edhe si ndodhë ma kurrë se problem”, tha ai.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...