Bekë Berisha, deputet i AAK-së ka përshkruar se si duken sipas tij militantët partiakë të partive në pushtet e atyre në opozitë.
Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se militantët e LDK-së duken intelektual, por siç është shprehur, mbështillen në flamurin dardan dhe vajtojnë për Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Sipas tij “themelin korrupsionit ia kanë vnu LDK-ja dhe PDK-ja”.
“Këta rrin si t ‘çrregullt, rrinë me syza, dokën që janë t’mençëm po s’janë t’mençëm hiç, a aty paret i shtinë n’xhep. Ata pshtjellën me flamur dardan, mërziten për presidentin..”, i ka përshkruar Berisah militantët e LDK-së.
Ndërsa për ata të PDK-së, ka thënë se duken pak më ‘kapadai’, por nuk janë sa duken.
E për militantët e Nismës thotë se janë më të sofistikuar se LDK e PDK.
“Këta i kanë marr më të këqijat e dy palëve… kanë magjistru”, tha ai. Ndërsa për Vetëvendosjen tha se nuk mund të hy shumë në gjynah për ta ngase nuk kanë qenë në pushtet, por sipas tij “qaty ku jon kon i kanë shti nja 300 veta”.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...