Dje në portin e Durrësit është mbajtur ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Port.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se Kosova do të fitojë shumë me fillimin e punës në portin e Durrësit.
“Ky port do të jetë mundësi për bizneset e Kosovës. Ky port ka edhe efektin e integrimit në aspektin doganor, me një fjalë ne kemi qasje në det”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij efekti tek bizneset do të jetë i prekshëm. “Të dhënat aktuale që ne i kemi janë 30 mijë dërgesa aktuale brenda vitit. Vetëm shpenzimet e transitit kanë qenë 2 milionë euro. Nëse ky trafik rritet deri në 3 apo 4 milionë euro. Ky është vetëm hapi i parë, ne brenda disa muajve do të i zhdoganojmë atje edhe mallrat”, tha ai.
Berisha bëri me dije se ka shumë mallra që vijën në Kosovë, përmes portit të Durrësit. “Ka lloje të ndryshme të mallrave që vijnë përmes këtij porti, në kohën e fundit është importuar edhe grurë”, deklaroi ai.
Sipas tij Dogana e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike për këtë pikë doganore. Ai bëri me dije se brenda muajve do të shihen efektet pozitive nga kjo pikë doganore e cila është model. Berisha tha se Dogana e Kosovës ka tre zyre atje.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik