Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Porti i Durrësit duhet të jetë rajonal, teksa thekson se projekti i ri e koncepton këtë port si të përbashkët me Kosovën.
Gjatë vizitës së tij, Rama gjithashtu tha se qeveria shqiptare kërkon që të firmosë një marrëveshje me Kosovën për krijimin e korridoreve të gjelbra të operatorëve ekonomikë.
Sipas tij, kjo marrëveshje duhej të firmosej ditën e nesërme në takimin e dy qeverive, por u shty nga pala kosovare.
“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama./GE/
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në reziden...
Këshilltari gjerman: Me tërheqjen e SHBA-së, Gjermania duhet...
Britania e Madhe i jep rreth 3 miliardë dollarë kredi Ukrain...
Gresa hip mbi tavolinën e ushqimit, revoltohen banorët
Maqedonci në Turqi me ftesë të homologut dhe shefit të dronë...
Me kërkesë të mbrojtësit të njërit të akuzuar, anulohet sean...