Zëvendës Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jalina Porter, ka ri-konfirmuar lajmin se SHBA do dhurojë 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, në kuadër të programit ‘Covax’.
Porter, me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se SHBA është krenare që mbështet një shtet kaq fleksibil si Kosova.
“Mposhtja e kësaj pandemie është përparësi globale që kërkon të ndërmerren veprime të guximshme. Mbi 500,000 doza të vaksines Pfizer janë rrugës për në Kosovë”, ka shkruar ajo.
“DASH është krenar që mbështet një Kosovë kaq fleksibile – e tillë duke marrë role drejtuese në Ballkan, në Evropë dhe në skenën globale”, ka shkruar tutje ajo.
Deklarimi i saj vjen pas njoftimit të Sekretarit Amerikan të shtetit, Antony Blinken, se SHBA do dhurojë kontingjentin e parë prej 500 mijë dozave Pfizer që pritet të dhurohen në total për Kosovën.
“Sot ShBA-ja dhuroi kontigjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer për Kosovën, duke e sjellë 20 përqind më afër synimin për vaksinim. U dorëzuar përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes popujve tanë”, ka shkruar Blinken.
Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç