Portalet do të monitorohen për lajmet e rreme

12:57 | 28 Mars 2022
arbresh.info

Mediet në Kosovë do të kenë një monitorim të rreptë sa i përket lajmeve të rreme. Ky monitorim do të bëhet nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), ndërsa raporti do të përfundojë në qershor të këtij viti.

“Sot fillojmë zyrtarisht fushatën e cila ka për qëllim luftimin e lajmeve të rrejshme dhe dezinformimin. Për të ndihmuar qytetarët në identifikimin e lajmeve të rrejshme ne do të fillojmë me këshillat praktike se si ata mund të identifikojnë vetë lajmet e rrejshme por jemi gjithmonë ne këtu për ti ndihmuar për të verifikuar lajmet apo për të postuar dhe njoftuar qytetarët për lajmet e rrejshme dhe propagandën. Qëllimi i kësaj fushate ka të bëjë që qytetarët të involvohen në mënyrë aktive në luftimin e lajmeve të rrejshme duke raportuar duke i identifikuar lajmet e rrejshme”, deklaroi Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi,

Ai kërkoi nga qytetarët që të ankohen, pavarësisht se nuk është e lehtë të bëhet një verifikim i lajmeve.

“Rreth 80 për qind e lajmeve mund të verifikohen lehtë. 20 përqindshi jemi ne këtu që t’i ndihmojmë qytetarët 24 në 7. Hapi i parë është që qytetarët të kenë mendim kritik dhe t’i raportojnë. Dhe pjesa e tjetër është që ne do i monitorojmë në mënyrë të thuktë portalet dhe në qershor do të bëjmë një raport të detajuar. Do të ketë edhe elemente të tjera që qytetarëve do ju tregojnë se çka është e vërtetë dhe çka jo”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme