Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, një ditë më parë ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Bajram Rexhepi ishte një nga figurat më të mëdha politike të pasluftës, teksa ishte një nga kirurgët e njohur shqiptar që kontribuoi gjatë luftës. Ai ishte dhe kryetar i Mitrovicës.
Por, mbi të gjitha, Bajram Rexhepi tentoi t’i qëndronte pranë vajzës së tij, Vanesës, shkruan Telegrafi.
Bajram Rexhepi kishte probleme me shëndetin tash e disa vjet, kurse dy vjet më parë ai u paraqit në emisionin “Me Vesën” në KTV.
Në këtë emision, ai la një porosi tejet emocionuese për vajzën e tij, e cila sipas tij brengosej shumë për shëndetin.
“Momentin sa isha nën terapi, kjo e ka ditë që unë jam sëmurë. Por, asnjëherë skam folur në familje. Kjo ka hyrë në dhomën e vet, ka qajtë. E kam thirrë dhe i kam treguar gjendjen time dhe i kam thënë: ‘Vajza ime, mos ki dert se babi deri të sheh ty që je rehatu nuk do të vdesë, por do të jem pranë teje’”, kishte thënë ish-kryeministri Rexhepi për vajzën e tij Vanesën, dy vjet më parë.
Sot është ditë zie shtetërore, e flamujt janë në gjysmështizë në nderë të ish-kryeministrit të Kosovës.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...