Mbi 100 qytetarë të Kosovës të prekur me virusin korona gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Për arbresh.info disa prej tyre kanë treguar për simptomat e sëmundjes, gjendjen e tyre momentale derisa kanë dhënë edhe mesazhe për mbrojtje nga Covid 19.
Një i moshuar nga Drenasi ka thënë se ndër simptomat e para ka qenë temperatura.
“Kam pas temperaturë, kam ardhë të hënën për kontroll dhe kam prit rezultatin, të enjten kam ardhë dhe jam shtrirë në infektivë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se gjendja e tij pas trajtimit mjekësor në këtë klinikë është më e mirë.
“Tani po ndihem mirë, familjarët nuk i kanë bërë”, ka thënë ai.
I moshuari ka bërë apel për mbajtje të maskës dhe ruajtje të distancës.
“Kjo është sëmundje e vërtete 200%, te të vjetrit ndikon shumë ndërsa te të rinjtë më pak. Pa maskë mos të dalin jashtë”, ka thënë ai.
Për t’i dalë në ndihmë Klinikes Infektive, edhe hapësirat në Mjekësi Sportive po shfrytëzohen nga pacientët me Covid 19.
Numri i qytetarëve të prekur me virusin korona në Kosovë ka kaluar 5 mijë ndërsa janë mbi 100 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...